Lajçak: Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor
BKT
Në Fokus

Lajçak: Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor

N.M. /RTKlive

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, bëri të ditur se kishte një takim me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak, në një postim në rrjetin social “X”, tha se BE-ja edhe ShBA-ja janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në “X”.


MË SHUME NGA Në Fokus