Moti në Shqipëri me vranësira në të gjithë vendin
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me vranësira në të gjithë vendin

rtsh.al

Presioni i lartë vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Mesdheun qendror duke mbajtur temperatura të larta mbi normën e periudhës.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore, kthjellime do të kemi gjatë mbrëmjes. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 15/31°C;

Zonat e ulëta 17/34°C;

Zonat bregdetare 21/33°C.


MË SHUME NGA Shqipëri