Osmani takon Scholz: Partneriteti mes të Kosovës e Gjermanisë, i palëkundur
BKT
Lajme

Osmani takon Scholz: Partneriteti mes të Kosovës e Gjermanisë, i palëkundur

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Përmes rrjetit social “Facebook”, bëhet e ditur se presidentja Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.

“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, tha Osmani.

“Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, theksoi ajo.


MË SHUME NGA Lajme