Osmani vazhdon takimet në Nju Jork
BKT
Foto: Presidenca
Lajme

Osmani vazhdon takimet në Nju Jork

V.TH. / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Osmani është shprehur e lumtur për takimin me Tajanin, duke thënë se mezi presin të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për qëllimet e përbashkëta dhe trajtimin e sfidave të përbashkëta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Osmani po ashtu ka bërë të ditur përmes rrjetit “X”, se ka takuar edhe Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen.

“Danimarka është një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe mezi pres të vazhdoj të ndërtojmë bashkëpunimin tonë në rritje”, ka shkruar Presidentja.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 Presidentja është takuar edhe me homologun e saj të Çekisë Petr Pavel.

Ajo ka shkruar se ka siguruar angazhimin e fortë për të thelluar lidhjet e tyre dhe për t'i afruar vendet demokratike edhe më shumë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme