14:10 / 19.09.2023
Hasani: Përmbushim kërkesat për përshpejtimin e procesit të integrimit
ATSH
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, në Nju Jork.
Hasani i shprehu mirënjohje ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani për organizimin e takimit të Ministrave të Jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor si dhe për rolin proaktiv të Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në procesin e integrimit.
Ai ritheksoi se, Shqipëria do të bëjë të pamundurën për të përmbushur të gjitha kërkesat që do t’i hapin rrugën përshpejtimit të procesit të integrimit.























