13:33 / 20.09.2023
Enrique: Mbappe më i miri në botë, jam i mahnitur nga teknika e tij
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique e ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Kylian Mbappe-n pas fitores kundër Borussia Dortmundit.
Parisienët më fitoren prej 2-0 kundër ‘milionerëve’ të Gjermanisë e nisen aventurën e re në Ligën e Kampionëve.
Sipas teknikut spanjoll, Mbappe, i cili shënoi golin e parë në duel me Dortmundin, është lojtari më i mirë në planet.
“Mbappe vendosi sërish rezultatin e ndeshjes. Për mua, Kylian është lojtari më i mirë në botë. Isha i mahnitur nga teknika e tij, por aq më tepër nga cilësitë e tij njerëzore. Është mirë të kesh një lojtar të tillë në dhomat e zhveshjes, ai është një lider dhe gjithmonë buzëqesh”, ka thënë Enrique.























