Kurti me artistë dhe kuratorë flet për projektet e qeverisë për artin
BKT
Lajme

Kurti me artistë dhe kuratorë flet për projektet e qeverisë për artin

F.S / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar artistët dhe kuratorët Erzen Shkololli, Kathrin Rhomberg, Hortensia Völckers dhe Katrin Klingan, me të cilët ka biseduar për projektet e qeverisë në fushën e artit dhe kulturës, rëndësinë e zhvillimit të artit dhe rolin e tij në vetëdijesimin qytetar.

Ndryshe, sipas njoftimit të Qeverisë, Erzen Shkololli, ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015 si dhe Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri nga janar 2018. Në njoftim thuhet se ai rishtazi është emëruar kurator në gjendje të lirë.

Ndërkaq, Kathrin Rhomberg është kuratore dhe drejtore artistike e koleksionit Kontakt si dhe pedagoge në Universitetin e Artit të Aplikuar në Vjenë.

Kurse, Hortensia Völckers ka qenë Drejtore Artistike dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Kulturstiftung des Bundes në Halle an der Saale nga viti 2002 deri në 2022, kurse Katrin Klingan është studiuese e letërsisë, kuratore dhe producente e projekteve të artit dhe kulturës.


MË SHUME NGA Lajme