Liverpool konfirmon formën e mirë edhe në Europa League
BKT
Sport

Liverpool konfirmon formën e mirë edhe në Europa League

Uran Krasniqi/RTKLive

Liverpool ka konfirmuar formën e mirë edhe në Europa League. Nga udhëtimi në Austri ka marrë pikë të plota.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka arritur fitore me rezultat 3-1 ndaj LASK Linz. 

Të gjetur në disavantazh qysh në minutën e katërmbëdhjetë kur ka shënuar Florian Flecker, anglezët nuk kanë mundur të bëjnë shumë në pjesën e parë. 

Mirëpo pjesa e dytë ka qenë në tërësi e tyre. 

Fillimisht Nunez (56') e ka barazuar rezultatin e pastaj Diaz( 63') dhe Salah (88') kanë përmbysur austriakët. 

Kjo fitore e "Reds" vjen përpara një përballje të rëndësishme në Premier League kundër West Ham United gjatë fundjavës.

Në ndeshjen tjetër të grupit Union St.Gilloise dhe Toulouse kanë luajtur baras.