10:10 / 22.09.2023
Moti në Shqipëri, me kthjellime vranësira të pakta në veri dhe verilindje
rtsh.al
Cikloni i krijuar në Skandinavi po ndjek një trajektore drejt Evropës Qendore, ku në fundjavë do të afrohet drejt Mesdheut dhe në Shqipëri, duke sjellë stuhi.
Moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta në veri dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim , me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 16/32°C,
Zonat e ulëta 19/35°C,
Zonat bregdetare 23/33°C.























