17:17 / 22.09.2023
Postecoglou: Të luash në "Emirates Stadium" si të jesh në ferr
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou e sheh sfidë të madhe të luajturit me Arsenal në "Emirates Stadium".
Dy skuadrat që deri tashmë kanë treguar performancë të nivelit të lartë do të ndeshen të dielën në kuadër të Javës së gjashtë të Premier League.
"Arsenal ka një ekip shumë, shumë të mirë. Pati një sezon të jashtëzakonshëm vitin e kaluar, ndërsa këtë vit janë përforcuar. Është një skuadër me besim në vete", ka thënë australiani. "Të luash kundër Arsenal në stadiumin e tyre është ferr".
Ai ka folur edhe për Harry Kane i cili u largua nga Londra për t'u bashkuar me Bayern Munich.
"Ka lënë boshëllëk, po ne jemi të foksuar te grupi", është shprehur Postecoglou.























