Pllana: Vetëdijesimi i shoqërisë ndikon në uljen e dhunës ndaj fëmijëve
BKT
Lajme

Pllana: Vetëdijesimi i shoqërisë ndikon në uljen e dhunës ndaj fëmijëve

Sh. Gashi|rtklive

Për të trajtuar se në çfarë gjendje është dhuna, bullizimi, abuzimi i fëmijëve në Kosovë, në studion e ‘INFO Plusit’ ishte e ftuar psikologja Vjollca Pllana për të diskutuar më shumë rreth këtyre dukurive negative.

Psikologja Pllana ka theksuar se për tu marr të dhënat e sakta për këto dukuri duhet të kihet kujdes, sepse duhet të bëhen analiza me të thella. Por, ajo ka theksuar se janë të shprehura shumë në Kosovë.

“Dallimi i abuzimit dhe i dhunës është shumë i vogël sepse këto janë mjaftë ngushtë të lidhura njëra me tjetrën. Por, zakonisht abuzimi shkaktohet nga një person që është i besueshëm nga një person që fëmija ka besim në të. Ndërsa dhuna mund të ndodhë edhe nga një person që është i njohur, por edhe nga dikush që nuk është i njohur për fëmijën. Ai person mund mos jetë  person që fëmija varet nga ai do të thotë ai person mund mos ketë shumë përgjegjësi ndaj tij. Pra këtu është dallimi pak a shumë mes dhunës dhe abazuimit edhe pse këto të dyja janë mjaftë të gjëra.  Llojet e abuzimit mund të jenë  fizike, emocionale, seksuale, lërja pas dore e shumë tjera”, u shprehë Pllana.

Psikologja Pllana tregoj edhe për shenjat të cilat fëmijët mund të shfaqin kur ata janë duke u dhunuar apo abuzuar në forma të ndryshme.

“Varësisht nga faza se kur ndodhe një fëmijë mund të shfaqë shumë shenja që ne si prindër mund ti dallojmë pra siç janë urinimi në gjumë , kur një fëmijë është shumë emocional qanë shumë pa arsye pra bëhet shumë i vështirë që të menaxhohet  nga prindi”, theksoi Pllana.

Pllana theksoi se edukimi është shumë i rëndësishëm.

“Më shumë fushata vetëdijesuse, ndërgjegjësimi të popullatës për pasojat e abuzimit dhe dhunës sepse në dhunë hyn edhe ky bullizmi në mese moshataresh”, tha psikologja Pllana.

Vetëdijesimi i shoqërisë ndikon në uljen e dhunës ndaj fëmijëve


MË SHUME NGA Lajme