I tronditur nga shpërthimet, Hovenier kërkon që autorët të arrestohen
BKT
Lajme

I tronditur nga shpërthimet, Hovenier kërkon që autorët të arrestohen

Sh.Ç /RTKlive

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier, është shprehur i tronditur nga shpërthimet në shumë pjesë të Kosovës.

Ambasadori Hovenier i ka dënuar këto akte dhune, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet për mjetet shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar ai në "X", ish-Twitter.


MË SHUME NGA Lajme