20:02 / 22.09.2023
Xavi vazhdon kontratën me Barcelonën deri më 2025
Uran Krasniqi / RTKLive
Xavi Hernandez do të jetë trajner i Barcelonës deri në vitin 2025. Kjo pas arritjes së marrëveshjes mes klubit katalanas dhe ish-futbollistit të Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle.
Ka qenë vetë Xavi që ka dhënë lajmin për ripërtërirjen e kontratës, e cila pritej të përfundonte më 2024.
Ai e kishte marrë postin e trajnerit në vitin 2021, dy vjet pas pensionimit të tij si lojtar, duke e pasuar në detyrë holandezin Ronald Koeman.
"Si skuadër jemi në një proces tranzicioni”, ka thënë Xavi teksa ka folur për kontratën në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së së shtunës kundër Celta Vigos.
Barcelona aktualisht është e dyta në La Liga, dy pikë prapa Real Madridit.























