10:27 / 24.09.2023
Mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës
Visar Shatrolli /RTK
Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës, pas vrasjes së policit në Bajskë dhe plagosjes së një tjetri nga grupet kriminale në atë pjesë.
Kjo mbledhje mbahet pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, ku një zyrtar policor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi pranë urës në fshatin Banjskë në veri.























