Rohde dënon vrasjen e policit në veri
BKT
Lajme

Rohde dënon vrasjen e policit në veri

RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se autorët e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku në Banjskë në veri duhet të dalin para drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka shprehur dakordimin me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, tha se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

“Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegut tim amerikan. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, ka shkruar  Rohde në platformën X.


MË SHUME NGA Lajme