14:38 / 24.09.2023
Dugolli: Është kryer një sulm terrorist ndaj Kosovës
A.B/RTKlive
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugoli theksoi se sulmi i sotëm në veri dhe vrasja e policit të Kosovës është sulm terrorist ndaj Kosovës.
“Kemi të bëjmë me një sulm që iu ka bërë drejtpërdrejtë shtetit të Kosovës, një sulm i organizuar nga formacione kriminale, formacione ushtarake të uniformuara dhe të armatosura rëndë e të sofistikuara”, tha ai për RTK.
Sipas tij, ky sulm është i planifikuar dhe përgatitur mirë. Ai tha se sulmi është kryer nga një formacion i cili shihet se është paraushtarak.
“Ky shihet nga dukja, armatimi dhe si është organizuar pritja që të kemi sa më shuam humbje jetë”, theksoi Dugolli.























