Kearns është shprehur e shqetësuar me sulmin e orkestruar në veri
RTKlive
Kryetarja Komitetit të punëve të jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësimin për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa dy tjerë morën lëndime.
“Thellësisht shqetësuese për të parë një sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë. Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe me të lënduarit, të cilët u shërbejnë komuniteteve në Kosovë. Policia e Kosovës duhet të jenë në gjendja ta mbrojmë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”, ka thënë Alicia Kearns.
Situata nuk është zgjidhur ende, pasi po raportohet për të shtëna me armë në Manastirin e Banjskës.
“Imazhet fillestare tregojnë se te personat e armatosur bëhet fjalë për një milicia mirë të financuar dhe të dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Përgjegjësit duhet të përballën me drejtësinë. Të shpresojmë që asnjë të mos lëndohet”, ka thënë Alicia Kearns.























