15:08 / 24.09.2023
Ambasadorja izraelite reagon pas vrasjes së policit kosovar
F.S/RTKlive
Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy policve të Kosovës në mëngjesin e sotëm në Zveçan.
“Ngushëllimet më të thella familjes së Rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës mëngjesin e sotëm në Zveçan. I uroj shërim të shpejtë policëve të plagosur”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.























