Hovenier pas takimit me Kurtin: Të shqetësuar me situatën
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Hovenier pas takimit me Kurtin: Të shqetësuar me situatën

Elmina Osmani dhe Afet Bela/ RTK

(E plotësuar, ora 16:30) Pas takimit me kryeministrin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dhënë një deklaratë për media.

“Sapo përfunduam takimin e kryeministrin, ne nuk kemi asnjë deklaratë përtej atyre të lëshuara nga ambasadat tona apo qeveritë tona. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën, i dënojmë sulmet, po punojmë ngushtë me qeverinë për të siguruar që Policia e Kosovës të jenë një gjendje të operojë në kushte dinjiteti dhe sigurie. Natyrisht ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e policit të rënë”, tha ai.

Ambasadorët e QUINT-it në takim me kryeministrin Albin Kurti

Ambasadorët e Shteteve të QUINT-it kanë hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton RTK.

Ata janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti pas gjendjes së tensionuar në veri të vendit ku nga grupe kriminale u vra një polic e u plagos një tjetër.

Në takim kanë ardhur, ambasadori i SHBA-së, Britanisë së madhe, Francës dhe Italisë.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme