Davenport: Autorët e krimeve të neveritshme të sillen para drejtësisë
BKT
Lajme

Davenport: Autorët e krimeve të neveritshme të sillen para drejtësisë

F.Sertolli / RTKlive

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, në të cilin një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës.

Ai ka kërkuar që autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit. Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, ka shkruar Michael Davenport.


MË SHUME NGA Lajme