Sveçla: Përpjekja për ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet
F.Sertolli / RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është zotuar se lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.
Ai ka thënë se Bunjaku sot ka rënë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të sovranitetit integritetit territorial të vendit.
“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ndryshe sot në mëngjesin e hershëm grupe kriminale kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur.























