17:18 / 24.09.2023
Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin
F.Sertolli / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës
Ajo ka thënë se terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë!Kosova është e përjetshme”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani.























