18:52 / 24.09.2023
Mandl: Terroristët duhet të sillen para drejtësisë
A.B/RTKlive
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reguar pas vrasjes së policit kosovar sot në veri të Kosovës.
“Depërshkallëzimi është parësor. Terroristët si të gjithë kriminelët duhet të sillen para drejtësisë. Në Evropën e sotme nuk ka hapësirë për nacionalizëm apo ndonjë lloj tjetër ideologjie të bazuar në urrejtje. Depërshkallëzimi dhe zgjidhjet për çështjet e hapura mbeten parësore”, ka shkruar ai në ‘X’.























