Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe stuhi
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe stuhi

rtsh.al

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të ftohta nga Evropa veriore po ndikon kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me vranësira mesatare kthjellime të përkoshme në jugperëndim dhe zonën qendrore, reshje shiu me stuhi në juglindje dhe verilindje.

Era do të jetë me drejtim veri-perëndim, me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 13/19°C,

Zonat e ulëta 15/27°C,

Zonat bregdetare 20/26°C.


MË SHUME NGA Shqipëri