Rohde, pyet nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen për të dënuar sulmin
BKT
Lajme

Rohde, pyet nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen për të dënuar sulmin

Sh.Ç/RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe kanë dënuar ngjarjet e ndodhura të dielen, ku një grup terrorist ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ambasadori Rohde ka thënë se pyet veten nëse edhe Lista Serbe do të ndërpres heshtjen e saj dhe t’iu bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmit vrasës ndaj Policisë së Kosovës.

“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.


MË SHUME NGA Lajme