Ervin Bushati, ambasador i ri i Shqipërisë në SHBA
BKT
Shqipëri

Ervin Bushati, ambasador i ri i Shqipërisë në SHBA

RTKlive

Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati i paraqiti presidentit Joe Biden letrat kredenciale, duke nisur në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën e tij si përfaqësues i Shqipërisë në Uashington.

Ambasadori Bushati përmes një postimi në Facebook është shprehur se për të është nder të mbajë këtë detyrë të rëndësishme.

“Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: White House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden. E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes neshMirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë. Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit”, ka shkruar Bushati.

Ai po ashtu do të shërbejë edhe si ambasador jorezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta-Rikës.


MË SHUME NGA Shqipëri