Haradinaj: Serbia ka ekzekutuar fëmijë e pleq, por askush nuk u dënua
BKT
Lajme

Haradinaj: Serbia ka ekzekutuar fëmijë e pleq, por askush nuk u dënua

M.P. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë.

"25 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Mësuesi me dy nxënësit e tij, që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, për të mbetur frymëzim trimërie në rrugën drejt lirisë", ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka kujtuar familjen Deliu e cila ishte ekzekutuar nga forcat serbe. 

"Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre!", ka shkruar tutje lideri i AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme