Hovenier: Sulmi kërcënim për Kosovën, mbrapa grupit sulmues qëndron dikush
E.Podvorica, A.Bela & M.Pasoma /RTK
(E plotësuar, ora 14:55) Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani, tha se sulmet në veri kanë qenë të organizuara në mënyrë profesionale ushtarake si dhe prapa tyre qëndron dikush që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim.
Ai ka pohuar se qëndron përkrah popullit të Kosovës, teksa ka thënë se ende janë në proces të hulumtimit të gjendjes dhe jo të konkludimit për situatën.
“Nuk ishte një grup i qytetarëve individual që kanë ardhur së bashku për të shprehur brengat. Është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe dikush qëndron prapa tyre që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim të rëndë”, është shprehur Hovenier.
Ambasadori amerikan para gazetarëve ka theksuar se sulmet kanë qenë kriminale, por nuk ka dhënë detaje nëse paraprakisht kanë qenë të njoftuara se do të ndodhin.
“Nuk e di për pjesën e kriminelëve në Manastir që përpiqen të negociojnë me dikë. Jam në dijeni për raportet që ka pasur të shtëna nga Manastiri kundër forcave policore të Kosovës. Ky ishte një sulm i rëndë kriminal”, ka deklaruar përfaqësuesi i SHBA-ve.
Gjithashtu Hovenier ka çmuar koordinimin e autoriteteve policore të Kosovës me strukturat ndërkombëtare.
“Së pari kam qenë në kontakt me KFOR-in, EULEX-in dhe autoritetet policore. Ka qenë një koordinim i fortë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesve tjerë. Kemi qenë të shqetësuar për këtë sulm pa arsye ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ka mbërritur për takim me presidenten e vendit e vendit,Vjosa Osmani.
Takimi mes Osmanit dhe diplomatit amerikan po mbahet më dyer të mbyllura.
Ky takim vjen pas ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës, ku i vra një polic.























