Hill dënon vrasjen e policit të Kosovës
BKT
Lajme

Hill dënon vrasjen e policit të Kosovës

M.Miftari/RTKlive

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot në Beograd se përshkallëzimi i dhunës në Banjska të Kosovës është një “ngjarje tragjike” dhe që po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.

"Ne të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë të mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Janë duke u zhvilluar procese për të inkurajuar dialogun", tha Hill në debatin publik "Ndryshimi i mjedisit gjeopolitik dhe sfidat ndaj rendit juridik ndërkombëtar”, transmeton RTKlive.

Ambasadori Hill në mëngjesin e sotëm ka qenë në takimin e “Quint-it” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por që nuk bëri të ditur se për çfarë është biseduar, njofton Beta.

Hill gjithashtu tha se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.

“Kjo situatë është trajtuar shumë seriozisht dhe po bëhen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha ambasadori Hill.


MË SHUME NGA Lajme