RTK Prime: Sulmi terrorist në veri, i përfshirë edhe Radojiçiq|Video
BKT
Lajme

RTK Prime: Sulmi terrorist në veri, i përfshirë edhe Radojiçiq|Video

Sh.G| F.S|RTKlive

(E plotësuar, ora 21:50) Në emisionin ‘RTK Prime’ është debatuar situata e fundit në veri, pas sulmit terrorist, ku humbi jetën polici, Afrim Bunjaku, i cili u shpallë Hero i Kosovës nga presidentja e vendit.

Nga të ftuarit u kontatua se sulmi terrosit ishte i përgatitur mirë nga grupi kriminal serb, ndërsa operacioni i Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses, ndonëse një efektiv është vrarë. Në këtë sulm terrosit panelstët thanë se është i përfshirë edhe Milan Radojçiq, nënkryetar i Lëstës serbe.

Deputeti i LVV-së, Mefai Bajçinovci, në ‘RTK Prime’, ka thënë se diela ishte ditë e rënd për Kosovën,  për institucionet e Republikës së Kosovës, ku patëm të vdekur një rreshter të Policisë së Kosovës.

Duke folur për sulmin terrorist, Bajçinovci  ka theksuar se edhe pamjet kanë treguar që ky operacion ka qenë mirë i menduar dhe ka qenë i planifikuar nga Serbia. Sipas tij, armatim që është gjendur tregon më së miri se plani është menduar nga shteti serb.

“Janë gjetur qindra granata, minahedhës, zolla, mina tokësore dhe në autoblindë. Ky ishte një operacion me vlerë 5 milion euro dhe tregon se është menduar mirë nga shtetit serb, kryekëput nga Vuçiqi, pasi që edhe armatimi ishte i vitit 2022. Pra sulmi kishte të bëjë me ndërrimin e gjendjes faktike në veriun e vendit”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ‘tendenca ishte që të merrej veriu të vinte të lumi Ibër dhe të krijohet një lloj autonomie apo një lloj mini-asociacioni që po e kërkojnë’.

“Pra personi i cili përmes videove ka dalë që është Radojiçiqi, po tenton të duket një lloj dodiku i Kosovës, duke marr përsipër gjithë këtë plan ushtarak që të krijoj një autonomi brenda Republikës së Kosovës e që në fakt dështoj që në hapat e parë”, tha Bajçinovci.

Nga anën tjetër, Rashit Qalaj nga PDK-ja ka thënë se ka muaj që situata në veri të Kosovës ka një degradim të madh dhe aty kemi pasur aktivitete  të grupeve kriminale të herëpashershme e që janë shoqëruar me bllokim rrugëve dhe që atëherë ka pasur një prezencë të njerëzve të armatosur.

Mirëpo, siç shprehet ai, kjo që ndodhi këtë të diel është mjaftë shqetësuese për qytetarët e Kosovës dhe ka bërë një aktivizim të institucioneve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare.

“Është edhe me shqetësuese që një numër aq i madh i automjeteve dhe armatimi aq i madh të futët në thellësi të shtetit të Kosovës me gjithë ata njerëz. Me gjithat operacioni i policisë sonë ka përfunduar me sukses, ndonëse kemi një efektiv të vrarë dhe tashme është hero i Kosovës”, tha Qalaj.

Sipas tij, çështja e ngjarjes është shumë shqetësuese për shkak se tashmë është konfirmuar dhe dihet qartazi se pjesëmarrës në këtë akt terrorist edhe organizatori kryesor ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

“Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, nuk ka vepruar vetëm por është financuar dhe mbështetur me logjistik dhe me mjete tjera nga Serbia, politika zyrtare e saj, ose nga grupe paramilitare që veprojnë në serbi dhe që janë të shumta”, ka thënë Qalaj.

Ndërsa, ish-ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi ka theksuar se ky ka qenë një operacion i përgatitur me herët nga grupet kriminale, porse siç shprehet ai, Policia e Kosovës me reagim të shpejt dhe profesional arriti ta neutralizoj këtë grup kriminal dhe si i tillë të dështoj në misionin e tij.

“Ky grup terroristë në bazë të analizave të bëra e ka nënvlerësuar Policinë e Kosovës, fuqinë e saj dhe profesionalizmin e reagimit të njësiteve policore dhe në këtë drejtim ky grupo kriminal ka dështuar”, ka thënë Gashi.

Tutje sipas tij, grupi kriminal ka zgjedhur objektin fetar duke pritur një reagim të popullatës atje siç edhe ka ndoshur më parë, porse një gjë e tillë dështoi.

“Qeveria e Serbisë ka investuar shumë në Kosovë që nga 1999 tek e ashtuquajtura ‘Rojet e Urës’ që në mënyrë ushtarake njihej si luftë hibride dhe përmes investimeve në grupet paramilitare dhe në politikë, përmes një subjekti dhe t’i përmbush objektivat e saja që ta destabilizoj shtetin e Kosovës”, tha Gashi duke shtuar se, ky operacion përfundoj me sukses dhe në koordinim të plotë më faktorin ndërkombëtar.

Kurse, deputeti Fatmir Humolli ka thënë se në kontestin politikë sulmi nuk ka qenë befasues.

“E kam pritur që kur do të ndodhë një sulm i tillë nga forcat ekstremiste serbe, pasi që me fitoren e Vetëvendosjes është këndell popullata në raport me Serbinë, në raport me bashkësinë ndërkombëtarët, në raport me institucionet tona edhe Serbia e dinë që është faza finale që duhet t’i jap fund marrëveshjes me Kosovë dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo e ka pasur një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare që Kosova të jetë pjesë e Serbisë., Shpallja e pavarësisë së Kosovës ua ka heq një kartë prej dore dhe tash kur nuk ka mundësi krejt Kosovën donë ta ketë të paktën një pjesë të Kosovës”, ka thënë Humolli.


MË SHUME NGA Lajme