21:06 / 26.09.2023
Lëndrimi i radhës bëhet pengesë për debutimin e Arda Guler te Real Madrid
Uran Krasniqi/RTKLive
Arda Guler pritej të debutonte gjatë kësaj jave për skuadrën e Real Madrid, por një lëndim i i ri do ta vonojë prapë atë.
Klubi mbretëror ka dalur me një deklaratë ku ka sqaruar situatën e ish-futbollistit të Fenerbahce dhe reprezentusit të Kombëtares së Turqisë.
“Pas analizave të bëra është gjetur se Arda Guler ka një lëndim tjetër”, thuhet në një deklaratë të Realit.
Klubi nuk dha detaje rreth rikuperimit të tij, por sipas mediave spanjolle ai mund të mungojë për tri javë.
Kjo është hera e dytë që turku ballafaqohet me pengesa për të luajtur ndeshjen e parë me klubin e ri tek i cili u transferuar gjatë verës. Më herët ai ishte lënduar dhe i ishte nënshtruar një operacioni.























