Mblidhen dy komisione parlamentare
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Mblidhen dy komisione parlamentare

A.B/ RTKlive

Sot mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë dhe votojë raportet vjetore financiare për OShP, KPM, ARKEP, RTK dhe ZRrE.

Në këtë mbledhje do të votohet po ashtu Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022, Projekt Kodi Doganor dhe i akcizave.

Në anën tjetër, do të mblidhet edhe Komisioni për Integrim Evropian, i cili do të shqyrtojë Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023.


MË SHUME NGA Lajme