Ancelotti flet për Xabi Alonso si pasues i tij i mundshëm te Real Madrid
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka vlerësuar trajnerin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso. Kjo në kontekst të mundësisë që spanjolli ta zëvendësojë Ancelottin në postin e trajnerit te madrilenët.
Ancelotti është në sezonin e tij të fundit me Los Blancos para se të bëhet trajner i Brazilit.
“Unë e njoh atë, e kam pasur si lojtar. Ai di shumë për futbollin dhe po bën mirë. Unë e dua atë, si Raul dhe Arbeloa: u uroj atyre mundësinë për të trajnuar Realin në të ardhmen, sepse është më e mira”, ka thënë strategu italian.
Real Madrid është rikthyer te fitorja të mërkurën ku ka mposhtur Las Palmas.
Aktualisht tabela e La Liga kryesohet nga Girona, e cila ka një pikë më shumë se sa Real Madrid dhe dy më shumë se sa Barcelona.























