21:03 / 27.09.2023
Real Madrid rikthehet te fitorja
Uran Krasniqi / RTKLive
Real Madrid ka harruar shpejt humbjen nga Atletico Madrid dhe është ngjitur sërish mbi Barcelonën në tabelën e La Ligas. Kjo pas fitores së arritur të mërkurën kundër Las Palmas.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-0.
Diaz (45+3') dhe Joselu (54') kanë shënuar për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.
Aktualisht tabela e La Liga kryesohet nga Girona, e cila ka një pikë më shumë se sa Real Madrid dhe dy më shumë se sa Barcelona.























