08:59 / 28.09.2023
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm me diell, temperaturat në rritje
rtsh.al
Anticikloni subtropikal po fuqizohet në Evropën Perëndimore, ku pritet të zgjerohet drejt Mesdheut, duke sjellë stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim, me shpejtësi 8 -12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 13/26°C,
Zonat e ulëta 15/31°C,
Zonat bregdetare 18/30°C.























