Shqipëri, mot me diell dhe vranësira
BKT
Shqipëri

Shqipëri, mot me diell dhe vranësira

rtsh.al

Presioni i lartë atmosferik po dominon kontinentin evropian, duke sjellë ajrin e nxehtë nga Afrika, ku priten temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim gjatë mesditës, ku do të kemi reshje lokale në jug dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim  me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 13/26°C,

Zonat e ulëta 16/31°C,

Zonat bregdetare 20/30°C.


MË SHUME NGA Shqipëri