Ngjarjet në veri, Boletini: Bordi do të marrë masa të ashpra ndaj RTK2
BKT
Lajme

Ngjarjet në veri, Boletini: Bordi do të marrë masa të ashpra ndaj RTK2

N.M. /RTKlive

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se në “RTK2” janë hasur parregullsi gjatë raportimit në lidhje me situatën në veri.

Boletini, në një postim në Facebook, ka njoftuar se që nga dita e parë Bordi është duke e përcjellë vazhdimisht raportimin në RTK2, për sulmin terrorist në veri të vendit, ku janë hasur edhe parregullsi në raportim.

Ai thotë se Bordi i RTK-së do të marrë masa të menjëhershme dhe të ashpra për këto veprime.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në veri të vendit, që nga dita e parë ne jemi duke e përcjellë vazhdimisht raportimin edhe në RTK2 dhe janë mbajtur evidenca, e ku janë hasur edhe parregullsi në raportim. Bordi i RTK-së do të marrë masa të menjëhershme dhe të ashpra”, shkruan Boletini.

 


MË SHUME NGA Lajme