19:14 / 30.09.2023
Sulmi në Banjskë, trupat e tre terroristëve serbë iu dorëzuan familjarëve
N.M. /RTKlive
Trupat e tre terroristëve të vrarë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u janë dorëzuar familjarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Ditor Haliti, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Dorëzimi i trupave të tyre te familjarët nuk ka ndodhur deri sot pasi u është bërë identifikimi shkencor.
Tre terroristët u vranë në sulmin në Banjskë të Zveçanit. Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar një sasi enorme të armatimit.
Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Sulmi terrorist u dënua fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit.























