Sulmi në Turqi, Osmani uron shërim të shpejtë policëve të plagosur
BKT
Lajme

Sulmi në Turqi, Osmani uron shërim të shpejtë policëve të plagosur

M.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara të Turqisë.

Presidentja Osmani përmes platformës "X", ka shprehur solidaritetin me popullin turk dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ajo shfaqi shpresën për shërim sa më të shpejtë policëve të lënduar.

Ndryshe Ministria e Brendshme e Turqisë  ka njoftuar se dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.


MË SHUME NGA Lajme