Broja: E mahnitshme të rikthehesh me gol
BKT
Sport

Broja: E mahnitshme të rikthehesh me gol

F.B./RTKLive

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është shprehur i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e Chelsea-s kundër Fulhamit.

“Blutë” e Londrës mbrëmë mundën Fulhamin (2-0), ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Premierligës.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptar pas një periudhe të gjatë rikthehet titullar dhe me gol në skuadrën e tij.

Broja thotë se kjo fitore edhe një motiv i madh për Chelsea-n.

“Fitorja është një nxitje e madhe për klubin, për ne si ekip. Ne prezantuam një ekip krejtësisht të ri këtë verë, kështu që na u desh kohë për t'u njohur me njëri-tjetrin. Është gjithmonë e vështirë kur ke mjaft djem të rinj dhe staf të ri stërvitor, por unë mendoj se ne po tregojmë tani se po luajmë mirë dhe fitorja është një nxitje e madhe për të ecur përpara. Tri pikë të rëndësishme”, ka thënë Broja.

Sulmuesi kuqezi thotë se është e mahnitshme rikthimi me gol.

“Është e mahnitshme. Si sulmues gjithmonë dëshiron të shënosh, në skenën e madhe dhe në momentet e mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh edhe në një derbi. Do të punoj për ekipin dhe do përpiqem të shënoj kur të mundem”, ka theksuar sulmuesi shqiptar.