Gërvalla: Eurodeputetët dënuan fuqishëm agresionin e Vuçiqit
BKT
Lajme

Gërvalla: Eurodeputetët dënuan fuqishëm agresionin e Vuçiqit

B. H. | RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas mbledhjes së Parlamentit Evropian, ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, ministrja Gërvalla ka thënë se ishte dëshmitare e një debati të fuqishëm, ku kërkesat ishin të qarta – pasoja për agresionin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“E inkurajuar nga takimet e shkëlqyera me anëtarët e PE-së sot në Strasburg. Isha dëshmitare e një debati të fuqishëm në Parlamentin Evropian për agresionin e Vuçiqit, me dënim të fortë dhe kërkesa të qarta: Duhet të ketë pasoja”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo tutje u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të ndalojnë rrugën e Vuçiqit drejt konfliktit.


MË SHUME NGA Lajme