Shqipëri, moti do të jetë me diell, vranësira mesatare në mesditë
RTSh
Anticikloni nga Afrika po dominon një pjesë të kontinentit evropian duke kushtëzuar temperatura të larta mbi mesataren e periudhës.
E mërkurë, 4 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të shfaqen në zonën perëndimore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 9/24°C
Zonat e ulëta 13/31°C
Zonat bregdetare 17/31°C
Kosovë
E enjte, 5 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në mesditë, reshje të pakta në Veri të vendit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 11/24°C
Zonat e ulëta 15/30°C
Zonat bregdetare 18/29°C























