Milan Radojiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet `ardhja` në Kosovë
BKT
Lajme

Milan Radojiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet `ardhja` në Kosovë

M.Sh/RTKlive

Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar nga paraburgimi Milan Radojiçiqin, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, dhe i vetë-deklaruar si udhëheqës i një grupi terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në veri.

Sipas medieve serbe, pasi dëgjoi të pandehurin Milan Radojiçiq, gjyqtari i procedurës paraprake në Serbi, hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar masën e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sipas vendimit të Gjykatës, Radojiçiqit, i është ndaluar largimi nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë. po ashtu Gjykata thuhet se i ka caktuar paraqitje në stacionin policor në datën 1 dhe 15 të çdo muaji, si dhe i është konfiskuar pasaporta e Republikës së Serbisë.

Sipas prokurorisë serbe, Radojiçiq akuzohet se ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese të fuqisë së madhe shkatërruese në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator të këtij viti, kur edhe ka kryer sulmin në veri.

Por, nga dëshmitë që ka publikuar policia e Kosovës shihet se armët janë të Serbisë, përkatësisht të Ushtrisë së Serbisë. 

Kujtojmë se Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe dhe në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar ekstradimin e tij në mënyrë që ai të gjykohet në Koosvës për krimet që i ka bërë.


MË SHUME NGA Lajme