11:23 / 04.10.2023
Vuçeviq: Ç’angazhim, jo tërheqje e ushtrisë
Sh.Ç /RTKlive
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë është bërë reduktimi i numrit të ushtarëve në kufij me Kosovën, nga 8 mijë e 350 në më pak se 4 mijë e 500. Kjo sipas tij, do të thotë ç’angazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive.
"Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," ka thënë Vuçeviq për Televizioni serb ‘Prva’.
Vuçeviq, ka theksuar se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë, më 29 shtator, që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.























