Lajçak: Të punojmë së bashku për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
BKT
Lajme

Lajçak: Të punojmë së bashku për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

N.M. /RTKlive

Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Strasburg me disa eurodeputetë.

Lajçak, në një postim në platformën “X”, ish Twitter, tha se i ka njoftuar eurodeputetet, pjesë të grupit progresiv S&D dhe EPP, për dialogun dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor.  Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme