Samiti në Spanjë, Rama takohet me Rishi Sunak
BKT
Shqipëri

Samiti në Spanjë, Rama takohet me Rishi Sunak

rtsh.al

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Granada të Spanjës ku po merr në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kreu i ekzekutivit është shoqëruar nga homologu britanik Rishi Sunak.

Pas Ramës kanë mbërritur dhe disa prej liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, sikurse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në Granada të Spanjës 47 liderë evropianë dhe të Ballkjanit Perëndimor, mblidhen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të trajtojë krizat më emergjene ndërkombëtare sikurse janë: lufta në Ukrainë, situata në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit,  e ardhmja e BE-së, digjitalizimi, tranzicioni i gjelbër i ekonomisë, çështjet e energjisë, etj.

Ky është takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar në tetor 2022 në kryeqytetin çek Pragë me qëllim të nxitjes së dialogut midis vendeve evropiane dhe për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.


MË SHUME NGA Shqipëri