Osmani njofton kryeministrin Sunak për agresionin serb mbi Kosovën
M.Sh/RTKlive
Në margjinat e Samitit të Tretë të Komunitetit Politik Evropian që po mbahen në Granada, presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet e fundit, sidomos pas agresionit të Serbisë mbi Republikën e Kosovës.
Sipas një njoftimi në platformën X, Osmani shpreh mirënjohje për ndihmën që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën.
“E vlerësova mundësinë për të informuar kryeministrin Sunak për situatën e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë. Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme të agresionit”, ka shkruar Osmani.
Presidentja kosovare po merr pjesë në Samitit të Tretë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane.























