Gjenden mbetje mortore, dyshohet se i takojnë kohës së luftës
BKT
Foto arkiv/RTKlive
Lajme

Gjenden mbetje mortore, dyshohet se i takojnë kohës së luftës

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për eshtrat që janë gjetur sot në lagjen Mat në Prishtinë që dyshohet se janë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtrore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.

“Pas identifikimit të lokacionit të dyshuar, në vendin e ngjarjes përveç njësive përkatëse policore, kanë dalur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pas gërmimit/ekshumimit, janë hasur gjetje eshtrore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit”,thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin, tërheqjen e eshtrave e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.

“Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme