West Ham vazhdon me formën e mirë në Evropë
BKT
Sport

West Ham vazhdon me formën e mirë në Evropë

Uran Krasniqi / RTKLive

West Ham United e ka vazhduar formën e mirë në garat evropiane. Të enjten në ndeshjen e xhiros së dytë në Europa League ka fituar si mysafir ndaj Freiburg me rezultat 2-1. 

Anglezët kanë gjetur epërsinë qysh në minutën e tetë me golin e Paqueta. 

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Me fillimin e pjesës së dytë gjermanët kanë barazuar me Sallai, por West Ham ka rivendosur epërsinë menjëherë përmes Nayef Aguerd. 

Skuadra gjermane është përpjekur me disa sulme, por nuk ka arritur ta barazojë rezultatin. 

Kjo ishte humbja e parë e Freiburg në tetë ndeshje të fazës së grupeve të Europa League.

Pas kësaj ndeshje skuadra e drejtuar nga David Moyes ka marrë kryesimin e Grupit A.