MPJD: Vizat, pas shumë vitesh përpjekjeje të vazhdueshme
E. Hoti / RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një postimi në platformën ‘X’, njofton për fushatën informuese për të edukuar qytetarët e Kosovës për udhëtimin pa viza.
“Pas shumë vitesh përpjekjeje të vazhdueshme, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Sot, ka nisur një fushatë informuese për të edukuar qytetarët tanë për udhëtimin pa viza dhe mundësitë që na presin”, njofton MPJD.
Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.
Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
























